Mbështetja për bujqësinë, pronësia e tokës penalizon fermerët për skemat e investimeve

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazment Janku
7 Gusht 2025, 13:40 | Aktualitet

Prezantimi i skemave kombëtare në mbështetje të bujqësisë ka mbledhur në një takim fermerët e Qarkut të Shkodrës me zëvendësministrin e Bujqësisë, si dhe drejtues lokalë.

Numri dy i Ministrisë së Bujqësisë, Arjan Jaupllari, i njohu dhe njëkohësisht i orientoi fermerët për disa nga mundësitë që ata kanë për të përfituar investime në funksion të përmirësimit të bizneseve të tyre bujqësore, shkruan A2 CNN.

Por një pjesë e mirë e fermerëve potencialë të Qarkut të Shkodrës kanë parashtruar problematika të tjera që sipas tyre pengojnë jo vetëm punën e përditshme, por edhe mundësinë për të qenë pjesë e skemave mbështetëse.

Problematikat e ngritura nga fermerët janë pranuar edhe nga drejtuesit e pushtetit vendor në Shkodër, të cilët gjithashtu kanë apeluar ndaj pushtetit qendror që të ndërhyjë sa më shpejt për zgjidhjen e tyre, pasi situata aktuale penalizon padrejtësisht fermerët e zonës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos