Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse

Nga Çaku Tafa
6 Gusht 2025, 21:39 | Aktualitet

Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme

Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin pranë uzinës së Poliçanit, duke avancuar me shpejtësi në drejtim të zonës C, ku ndodhen magazinat me lëndë plasëse.

Situata paraqitet mjaft e rrezikshme, shkruan A2.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, ushtria si dhe një helikopter i ardhur në ndihmë nga Baza e Kuçovës.

Po ashtu, në terren ndodhet edhe kryetari i Bashkisë, Adriatik Zotka, i cili ka bërë thirrje për ndërhyrje urgjente, duke theksuar se një shpërthim i mundshëm do të përbënte rrezik të madh për lagjen Kalluç, e cila ndodhet vetëm 200 metra larg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos