A2 CNN ka siguruar pamjet e para nga momenti i shpërthimit të zjarrit që përfshiu fasadën e një pallati 12-katësh në kompleksin “Arlis”, në zonën e njohur si “Farmacia 10” në Tiranë.
Në pamje duket qartë se si flakët nisin nga mbeturinat e një marketi të vendosur në katin përdhe të godinës, duke u përhapur më pas me shpejtësi në pjesën e jashtme të pallatit.
Zjarri, që ra pasditen e së martës pranë QSUT, përfshiu thuajse gjysmën e ndërtesës në të gjithë gjatësinë e saj. Si pasojë, rreth 30 banesa u shkrumbuan, ndërsa dhjetëra familje mbetën pa strehë.
(A2 Televizion)