
Një grup fëmijësh kanë rikthyer traditën ndër shekuj të kësaj zonë atë të lajmërimit të ardhjes së krishtlindjes.
Fëmijët trokasin në portat e fshatit, duke kënduar këngën e vjetër, derisa dera u hapet dhe u jepen ëmbëlsira, kuleçë apo ushqime të vjetra tradicionale të festës.
Rikthimi i kësaj tradite përveç fëmijëve ka kënaqur edhe banorët e Rehovës, të cilët kujtojnë me nostalgji kur kanë qenë vetë fëmijë.
Organizime të tilla synojnë të rikthejnë në vendlindje rininë dhe të ndalojnë sadopak shpopullimin.
Sipas traditës, kolëndrat festohen nga data 20 deri në datën 24 Dhjetor, në vigjilje të Krishtlindjes. (A2 Televizion)