Freskohet moti! Ulje temperaturash dhe rrebeshe, ja çfarë pritet këtë javë

Nga A2 CNN
28 Korrik 2025, 07:54 | Aktualitet

Freskohet moti! Ulje temperaturash dhe rrebeshe, ja çfarë pritet

Dita e sotme ka nisur e freskët dhe e gjithë kjo javë do të jetë më e freskët se java që lamë pas. Këtë paralajmëroi meteorologia e A2 CNN Tanja Porja në Dita Jonë. Sipas saj rënia e temperaturave do të vijojë gjatë gjithë javës.

“Do të kemi minimum prej 10 gradësh dhe maksimumi jo më shumë se 34 gradë”.

Meteorologia e A2 CNN paralajmëroi gjithashtu se vonë në mbrëmje dhe ditën e nesërme d të ketë reshje dhe pjesërisht rrebeshe afatshkurtra.

“Vonë në mbrëmje presim reshjet e para dhe gjatë natës rrebeshe afatshkurta dhe nesër në të gjithë territorin shqiptar. Reshjet fillimisht do të jenë në veriperëndim dhe në gjithë shtrirje perëndimore deri në Fier e Vlorë, veriperëndimi dhe perëndimi dhe pjesërisht qarku i Tiranës. Juglindja deri në mesnatë do të mbetet pa shi”.

Sipas meteorologes termometri do të vijojë gjatë gjithë javës të shënojë rënie.

Po kështu edhe rajoni i Ballkanit do të jetë i freskët dhe me rrebeshe, kryesisht në brigjet perëndimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos