Zjarri rrezikon banorët në Sasaj të Himarës, Balluku: Nuk kanë dëshirë të evakuohen

Nga A2 CNN
28 Korrik 2025, 07:34 | Aktualitet

Zjarri rrezikon banorët në Sasaj të Himarës, Balluku: Nuk

Mbrëmjen e djeshme zjarri ka rrezikuar banesat dhe jetët e njerëzve në fshatin Sasaj të Himarës. Pas mesnate zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në vendngjarje, ku deklaroi se po punohet për menaxhimin e situatës së krijuar nga flakët e zjarrit që po vijon ende.

Së bashku me kryebashkiakun Vangjel Tavo, Balluku u shpreh se janë kërkuar disa forca për të ndihmuar në evakuimin e banorëve,  të cilët sipas saj nuk kanë dëshirë të largohen nga pronat e tyre, raporton A2 CNN.

“Janë rreth 30 banorë që jetojnë në zonë. Banesa janë më shumë. Janë të gjitha forcat e emergjencave civile zjarrfikëset dhe pajisjet që ka Bashkia Himarë. kemi kërkuar disa forca që të vijnë në ndihmë. Por njerëzit nuk kanë dëshirë të largohen dhe të lënë pronat e tyre”.

Balluku theksoi se të gjithë janë këmbë, por era nuk favorizon në shuarjen e flakëve. Ajo tha se është kërkuar ndihmë nga OSHE dhe bordi i kullimit për pompat me zhytje, shkruan A2 CNN.

“Ka vatra aktive kemi kërkuar ndihmën e Bordit të Kullimit dhe OSSHE për të vendosur pompa me zhytje në një kanal që ndodhet këtu në Sasaj dhe dërgon deri në Bunec. Jemi duke sjellë të gjitha forcat”.

Kjo u konfirmua edhe nga kryebashkiaku Tavo, i cili tha se forcat e emergjencave civile, të ushtrisë, policia dhe të tjera janë në këmbë për shuarjen e flakëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos