Rritet rreziku në Delvinë, flakët afrohen me zonat e banuara në Kalasë

Nga Edi Ruçi
27 Korrik 2025, 20:46 | Aktualitet

Rritet rreziku në Delvinë, flakët afrohen me zonat e banuara

Në Kalasë, Delvinë, situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së zjarrit nga era e fuqishme pranë zonës së banuar, shkruan A2 CNN.

Në aksion janë angazhuar zjarrfikësit e Delvinës dhe Sarandës, efektivët e Forcave të Armatosura, zjarrfikës nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile dhe një helikopter Black Hawk.

Ministri i Mbrojtjes, z. Pirro Vengu, dhe Kryetari i Bashkisë Delvinë z. Besmir Veli ndodhen në terren, ku po ndjekin nga afër operacionin në mbështetje të banorëve dhe përpjekjet për minimizimin e rrezikut për jetën e qytetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos