Mësuesja e kamerierit 18-vjeçar, të dhunuar teksa punonte në lokal të shtunën në mbrëmje, flet ekskluzivisht në “Off the Record” me Andrea Dangllin, ku shpreh keqardhjen për ngjarjen e rëndë dhe të shëmtuar në të cilën u përfshi nxënësi i saj.
“Mësuesit janë gjysmë prindër. Kam tre vite që e shoqëroj Aronin dhe e njoh me detaje. Më ka ardhur tmerrësisht keq kur i pashë sytë me lot, kokën e ulur. Është fëmijë në fund të fundit dhe ia njoh mirë çdo lëvizje mimike që ai bëri në video. Jam e keqardhur që gjërat në veëndin tonë zgjidhen me anë të dhunës. Ai është një fëmijë i mrekullueshëm. Po ta shikoni Aroni nuk ka reaguar, ka treguar qytetari të jashtëzakonshme, një edukatë për t’u marrë shembull nga të gjithë adoleshentët sot”, tha zonja Vali Veshaj.
“Aroni është një fëmijë me mesatare 10. Është senatori i klasës. Respektohet dhe i dëgjohet fjala nga të gjithë, sepse shfaq pjekuri në çdo veprim, në çdo iniciativë që merr. Është fëmijë për t’u pasur zili. Është kënaqësi që ai është fëmijë i një komuniteti ku ka problematika të jashtëzakonshme. Është largo çdo vesi, fëmijë për t’u admiruar. Në qytetin tim fatkeqësisht njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin përmes dhunës. Qoftë në rrugë, qoftë në plazh, qoftë në supermarket. Nuk është gjë e mirë, do gjendur shkaku dhe do punuar fort për t’u mos agravuar situatat”. (A2 Televizion)