Gazetari zbulon prapaskenat e sherrit mes Ramës e politikanit britanik

Nga A2 CNN
28 Qershor 2025, 23:29 | Aktualitet

Debati mes deputeti britanik Nigel Farage dhe kryeministrit Edi Rama nuk është marrë me seriozitet në mediat e Britanisë së Madhe, por ka mbetur në sensin e batutës. Kështu deklaroi në “Off the Record me Andrea Dangllin, në A2 CNN gazetari Ervin Gjoni, sipas të cilit deklarata e Frage për emigrantët shqiptarë është bërë me qëllim për të marrë partinë konservatore, e cila është e përçarë.

“Farage gjithçka e bën për agjendën politike. Ai ka pasur dëshirë të vizitojë Shqipërinë. Por ka synimin që të marrë partinë konservatore dhe ai është në të drejtën e tij ti bëjë këto deklarata disa herë i është bërë thirrje për gjuhën e përdorur. Nëse është e vërtetë që është 1 me 50 kjo nuk është një narrativë që mund të përdoret nga kryeministri”.

Ai thotë se kryeministri shqiptar nuk mund ta vazhdojë këtë debat.

“Nga batuta jam OK, por nuk jam por që kryeministri shqiptar ta vazhdojë këtë debat. Kryeministri nuk mund  të bëjë shaka të tilla, por në Britani kjo nuk shihet si seriozitet, është parë në thjesht në sensin e batutës”.

Sipas gazetarit është shumë e vështirë të vërtetohet se sa është numri i shqiptarëve në Britani.

“Ajo që thatë, se “një në 50 shqiptarë në burg” — nuk është fakt. Është absurde. Tani, meqë të dy duket se e vlerësojmë “vullnetin e mirë” dhe jemi të ndjeshëm ndaj “hipokrizisë”, ja çfarë propozoj: Të sjellim të dy shifrat tona në tavolinë. Nëse pretendimi juaj “një në 50” rezulton i saktë — unë, personalisht, angazhohem t’i marr të gjithë mbrapsht”, deklaroi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos