Temperaturat mbi 40 gradë, qarku i Fierit me risk të lartë nga zjarret

Nga A2 CNN
27 Qershor 2025, 15:43 | Aktualitet

Qarku i Fierit është klasifikuar me risk të lartë për zjarre në kushtet kur edhe temperaturat po shkojnë në mbi 40 grade Celsius. Ky paralajmërim ka rritur maksimalisht gatishmërinë e strukturave të mbrojtjes civile në Prefekturën e Fierit.

Në këtë kontekst vlen edhe apeli drejtuar banorëve të zonave bujqësore, që janë të shumta në qarkun e Fierit, që të jenë të kujdesshëm me ndezjen e zjarreve të tokat e tyre.

Njoftimi në kohë i rasteve kur konstatohet zjarr nga çdo person është një tjetër element që ndikon në përmasat apo minimizimin e dëmeve në këto ditë të nxehta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos