Historia dhe arkitektura e objekteve të kultit janë një tjetër atraksion mjaft i kërkuar nga vizitorët e huaj që zgjedhin Gjirokastrën. Por infrastruktura rrugore që të con drejt tyre lë shumë për të dëshiruar. E tillë është edhe rruga që të çon drejt manastirit 4 shekullor të Shën Mërisë në Spile.
Kjo tabelë të drejton drejt manastirit të Shën Mërisë së Spilesë në bashkinë e Gjirokastrës, një monument kulti i kategorisë së parë dhe me vlera historike dhe arkitekturore. Por ndërsa tabela të orienton, rruga duket se nuk ta mundëson si duhet arritjen në manastir.
Pikërisht për vlerat dhe rëndësinë që ka ky manastir në të ka nisur ndërhyrja për mirëmbajtjen dhe restaurimin e tij. Vetë drejtori i trashëgimisë kulturore në bashkinë e Gjirokastrës tregon për rëndësinë e këtij manastiri.
Katër shekuj më parë ky manastir ishte më i lehtë për tu arritur nga njerëzit ndërsa sot, paradoksalisht është shumë më e vështirë.
Objektet e kultit janë një aset mjaft i rëndësishëm në ofertën turistike të Gjirokastrës, e cila tërheq vizitorët pikërisht për vlerat historike dhe arkitekturore që ka. (A2 Televizion)