
“SPAK ka një rol vendimtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe ju e dini që kjo është një nga kërkesat kyçe për anëtarësim në BE”. Kështu u shpreh ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Silvio Gonzato në një deklaratë për mediat, menjëherë pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Klodian Braho.
Ai tha se BE kërkon që kreu i SPAK të vijojë punën e tij, ndërsa theksoi se Bashkimi Europian kërkonte një kandidat me integritet e standard që përafrojnë Shqipërinë në BE
“Ajo që kërkojmë është që kreu i SPAK të vijojë punën e tij dhe një kandidat që të kishte nivele shumë të larta integriteti e standarde që kanë të bëjnë me përafrimin e Shqipërisë në BE. Përgëzoj zotin Braho për detyrën e re dhe mezi presim bashkëpunimin për ditët në vijim”.
Klodian Braho u zgjodh me 7 vota pro në një procedurë të hapur të KLP-së. (A2 Televizion)