Gorozhub, një rrugë që bashkon shqiptarët

Nga Ervin Mehmeti
4 Tetor 2025, 12:58 | Aktualitet

Gorozhub, një rrugë që bashkon shqiptarët

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës, këtë të shtunë në fshatin Gorozhub të Hasit u bë inaigurimi i ndërtimit të rrugës Pogaj–Gorozhub.

Një aks që lidh dy fshatra kufitare, dikur të ndarë nga një klon i hekurt.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përkrah autoriteteve vendore, banorëve të zonës, si dhe ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Petrit Malaj.

“Kjo është një pjesë e vogël e borxhit të madh që kemi ndaj këtij komuniteti, që i ka dhënë shumë edhe zhvillimit ekonomik edhe historisë sonë kombëtare”, tha kryeministri Kurti.

Ky kufi për dekada përfaqësoi ndarjen mes Shqipërisë komuniste dhe Jugosllavisë, e më vonë, nën regjimin serb të Millosheviqit, u bë simbol i represionit ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Në vitet '98–'99, kjo zonë u godit nga bombardime në banesat e civilëve në të dy anët e kufirit nga forcat serbe. Shumë të rinj ranë dëshmorë në këto anë.

Rruga Pogaj–Gorozhub pritet të rrisë zhvillimin e zonës së Hasit, duke krijuar një lidhje të re jetike mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos