Mbrojtja Civile, Vengu: Kapitali njerëzor dhe inovacioni, shtyllat kryesore të strategjisë së re

Nga A2 CNN
4 Tetor 2025, 09:54 | Aktualitet

Mbrojtja Civile, Vengu: Kapitali njerëzor dhe inovacioni, shtyllat kryesore

Kapitali njerëzor, fuqizimi i zinxhirit reagues dhe krijimi i qendrave rajonale të emergjencave dhe inovacioni janë tre shtyllat ku do të fokusohet strategjia e re e mbrojtjes civile. Kështu u shpreh Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu gjatë prezantimit të risive për forcat zjarrfikëse, ku merr pjesë edhe kryeministri Rama. Në fjalën e  tij, ministri Vengu theksoi se do të vihen në eficencë të gjitha instrumentet financiare që i dedikohen bashkive.

“Në kuadër të programit Shqipëria 2030, kemi një kapitull të dedikuar për mbrojtjen civile. Program parashikon 3 shtylla kryesore. E para, kapitali njerëzor dhe mënyra se si fuqizojmë zinxhirin reagues që nga elementi i bashkisë dhe krijimi i qendrave rajonale të emergjencave. Inovacioni që duhet të kthehet në detyrë në çdo qelizë të menaxhimit të krizave nga pikëpamja e kamerave termike. Një tjetër mësim ishte menaxhimi i emergjencave në Llogara dhe ishte teknologjia që na dha mundësinë të përballonim situata të vështirë. Të gjitha nuk mund të ndodhin edhe pa vënie në eficencë të të gjitha instrumenteve financiare që i dedikohen bashkive”, u shpreh Vengu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos