Në ditën e 15-të të grevës së përgjithshme të naftëtarëve të Patos-Marinzës, protesta e tyre u zhvendos përpara zyrave qendrore të kompanisë Bankers Petroleum, për të denoncuar, sipas tyre, indiferentizmin e drejtuesve të kompanisë ndaj kërkesave ekonomike të naftëtarëve, si edhe presionet që po u bëhen punonjësve për të ndërprerë grevën.
Një pjesë e punonjësve dhe anëtarëve të Sindikatës së Hidrokarbureve vijojnë grevën e urisë prej më shumë se 12 ditësh, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë, punonjësit janë shprehur se protesta e tyre do të vijojë edhe në Tiranë. (A2 Televizion)
