Lëkundje tërmeti në Tiranë e Elbasan

Nga A2 CNN
29 Tetor 2025, 12:54 | Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Tiranë e Elbasan

Një tërmet është regjistruar paraditen e sotme në afërsi të kryeqytetit. Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Europiane Mesdhetare për Monitorimin e Tërmeteve (EMSC), tërmeti ka pasur magnitudën 3.6 të shkallës Rihter, me një thellësi prej 5 kilometrash.

Epiqendra është lokalizuar rreth 11 kilometra në juglindje të Tiranës, ndërsa lëkundjet janë ndier edhe në zonat përreth, përfshirë Elbasanin. Tërmeti është regjistruar në orën 12:49, shkruan A2 CNN. 

Lëkundje tërmeti në Tiranë e Elbasan

Nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos