Mjegulla pushton aksin Korçë-Maliq, kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve

Nga A2 CNN
29 Tetor 2025, 08:10 | Aktualitet

Mjegulla pushton aksin Korçë-Maliq, kërkohet kujdes nga

Aksi rrugor nacional Korçë-Maliq është përfshirë nga mjegulla mëngjesin e sotëm. Më e dendur ka qenë në afërsi të fshatrave Libonik, Vlocisht, Bulgarec, por edhe aksin nacional që të çon drejt Pogradecit.

Në kushte të tilla atmosferike drejtuesit e automjeteve kanë qenë të detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet, pasi edhe shikimi ka qenë tejet i kufizuar.

Policia rrugore u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të cilët përdorin këtë aks të bëjnë kujdes në ngjitje të Qafë-Thanës dhe në rrugën e re Qukes - Qafë Pllocë ku edhe aty ka prezencë të mjegullës, segment rrugor me kthesa të shumta, disa prej të cilave të padukshme për drejtuesit e mjeteve.

Policia është në monitorim të gjithë aksit rrugor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos