“Hija e 77-vjeçarit”, “I jep jetë shkurreve” duke fituar të ardhura

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
6 Shtator 2026, 10:21 | Aktualitet

Në një kohë kur shumica e bashkëmoshatarëve të tij stepen për të pirë një kafe për shkak të pensioneve të ulëta dhe enden stolave të lulishteve duke vrarë kohën, 77-vjecari Pelivan Koçi nga fshati Balëz i Fierit jo vetëm që punon por edhe fiton duke plotësuar ato pak të ardhura që merr nga pensioni.

Ai ka gjetur një mënyrë sa tradicionale aq edhe origjinale duke bërë fshesa nga bimët që i gjen në natyrë. Ai tregon në një rrëfim për A2 CNN se si e nisi këtë punë, si e gjen tregun dhe natyrisht tregon modesisht edhe se sa fiton.

Por të bësh këto fshesë nuk mjafton vetëm dëshira. Pelivani na tregon se e ka trashëguar nga të parët e tij, këtë profesion, i cili ka ushqyer dhe vazhdon të ushqejë për vite me radhë njerëz, nëse bëhet me dashuri dhe përkushtim.

Nisur nga përvoja e tij, Pelivani ka edhe një mesazh për të rinjtë por pse jo edhe për bashkëmoshatarët e tij.

Këto veprime të thjeshta pa blerë asnjë material, duke shfrytëzuar natyrën, jo thjesht po mbajnë gjallë një traditë, por po mbajnë aktiv një pensionist duke e bërë atë të vlefshëm jo vetëm për familjen e tij por edhe për shoqërinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos