Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Nga Armend Pire
6 Shtator 2026, 10:06 | Politikë

Me një gotë verë në dorë dhe i buzëqeshur, Sali Berisha nisi takimin me demokratët e Diasporës në SHBA. Kreu i PD lëshoi një alarm i fortë për situatën kritike dhe ekzistenciale në të cilën ndodhet vendi, ku rreth 46% e qytetarëve e kanë braktisur Shqipërinë gjatë dekadës së fundit për shkak të asaj që u cilësua si një "regjim i drogës" në Tiranë.

Berisha gjatë fjalës së tij ka falënderuar përfaqësuesit e diasporës në SHBA për kontributin e tyre në lirinë e Shqipërisë dhe në çlirimin e Kosovës.

Demokratët besojnë se Diaspora shihet si shpresa e fundit për të mposhtur makinerinë e propagandës, për të ndalur ndikimin e krimit të organizuar në zgjedhje dhe për t'u garantuar qytetarëve të drejtën themelore të votës së lirë.

Sali Berisha do të zhvillojë një takim të madh me shqiptarët në New Jersey këtë të diel në orën 10 të paradites me orën amerikane, ose 16:00 me orën në Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos