IKMT ka nisur sot në mëngjes një aksion në zonën e Drimadhes, në Dhërmi. Në qendër të operacionit është një objekt me konstruksion metalik, i cili sipas Inspektoratit ka dalë jashtë parametrave të lejes së ndërtimit. Objekti është në pronësi të shtetasit Helidon Gjikoka.
Shembja e tij, raporton A2 CNN, do të kryhet me mjetet e IKMT, ndërsa autoritetet kanë bërë të qartë se nuk do të përdoret shpërthimi, por vetëm pajisje mekanike të posaçme për prishjen.
Ky aksion është pjesë e vijimit të kontrolleve në zonat bregdetare, ku vitet e fundit janë evidentuar një sërë ndërtimesh të paligjshme, të cilat cenojnë hapësirat publike dhe planin urbanistik të zonës turistike. (A2 Televizion)