Uji i detit ka efekt sterilizues për veshët, ndryshe nga i pishinës. Kështu u shpreh në Dita Jonë mjeku ORL Klevis Thomai, i cili sugjeron plazhin në ujë të kripur. Duke folur për infeksionet në rritje në vesh të lidhura edhe me sezonin veror, mjeku theksoi se ato janë më shumë të veshit të jashtëm.
“Përveç disa raste shumë të rralla për personat që kanë daullen të dëmtuar, unë tek të gjithë të tjerët nuk sugjeroj që të evitojnë kontaktin me ujin. Është shumë mirë për një fëmijë të vogël që të bëjë 30 plazh me ujë të kripur edhe po pati infeksion të veshit. Është më mirë të lahet me ujë të kripur se të ruhet. Infeksionet janë më shumë të veshit të jashtëm. Më shumë infeksione vijnë nga ata në resorte jashtë vendit. Kurse në pishinë lahen të gjithë dhe lëshojnë bakteret për të cilat organizmi ynë nuk është ekspozuar ndonjëherë dhe do kohë më të gjatë për të reaguar. Ti humbet shumë kripëra në pishinë kurse në det jo, ti në pishina bën dehidrim dhe ky është shumë i rëndë”, tha mjeku në A2 CNN.
Por ai hedh poshtë pastrimin e veshit me kunja për të pastruar dyllin. Sipas tij kjo dëmton kanalin e dëgjimit.
“Çdo gjë që i bëjmë veshit për të pastruar dyllin prishim ekuilibrin shumica duke kruajtur e kanë shkatërruar dyllin dhe nuk ka dyll në 95% të personave veshi pastrohet vetë. Kunjat e veshit nuk janë veshi, por kunja tualeti. Nuk futen në sy dhe vesh. Traumatizojnë kanalin e dëgjimit dhe qimet dhe mund të hyjë infeksioni më kollaj, shtyn dyllin më thellë. Dhe ndodh që me kalimin e kohës veshi nuk prodhon më shumë dyllë”.
Në A2 CNN ai sugjeron që kur kanë një dhimbje të lehtë apo rëndesë, dhe në pamundësi të një medikamenti mund të përdorin aftër shave që ka alkool 70%.
“Kur kanë një dhimbje të lehtë apo rëndesë, nëse nuk ka asnjë medikament mjafton të hedhë disa pika afër shave që është sterilizues 70% alkool. Alkooli borik është më pak se 70%, por jo alkool farmacie se është 90% dhe të djeg”.
Po kështu edhe ekspozimi ndaj zhurmave të mëdha dhe ekspozimi ndaj kafeinës, sipas mjekut Thomai, dëmton dëgjimin, kurse disa viroza dëmtojnë nervin.
“Ekspozimi ndaj zhurmave të mëdha, zhurmat mbi 80 decibel dëmtojnë veshin, një armë zjarri është mbi 120 decibel, ekspozimi ndaj kafeinës si pepsi, cola, redbulli më doza të larta. Disa viroza të caktuara jo kur je me grip, por kur dëgjon zhurma në vesh dëmtohet nervi dhe nuk rikuperohet më. Kufjet në ditët e sotme janë rrezikshmëri e lartë në publik. Mbi moshën 40 ves bie shikimi dhe dëgjimi bien nervat një nerv që vdes nuk rikuperohet më”. (A2 Televizion)