Rama publikon pamjet nga rruga e re Bulqizë–Librazhd: Nxit ekonominë rurale

Nga A2 CNN
28 Korrik 2025, 08:11 | Aktualitet

Rama publikon pamjet nga rruga e re Bulqizë–Librazhd: Nxit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet nga rruga e re Bulqizë–Librazhd. Sipas kreut të qeverisë ky korridor i ri lindor sjell më afër bukuritë natyrore dhe pasuritë e turizmit malor. Ram thekson se kjo rrugë do të nxisë ekonominë rurale dhe do t’i japë jetë sipërmarrjeve të reja bujqësore e turistike.

“Mirëmëngjes dhe me rrugën e re Bulqizë–Librazhd, aksi Ura e Çerenecit–Zgosht, që jo vetëm lidh Dibrën me Elbasanin, por krijon një korridor të ri lindor duke sjellë më afër bukuritë natyrore dhe pasuritë e turizmit malor, nxit ekonominë rurale dhe i jep jetë sipërmarrjeve të reja bujqësore e turistike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos