IKMT 'zbarkon' në Durrës, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike

Nga Elitjona Doko
8 Korrik 2025, 11:51 | Aktualitet

IKMT 'zbarkon' në Durrës, vijon aksioni për lirimin e

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vijon prej dy ditësh aksionin për lirimin e hapësirave publike në Durrës.

Aksioni i sotëm është përqëndruar në lagjen nr.4, pranë Stacionit të Trenit, ku po hiqen struktura metalike, kioska, etj, shkruan A2 CNN.

Ndërhyrja e IKMT-së pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim. Kujtojmë se rreth dy javë më parë, IKMT ndërhyri edhe në vijën bregdetare tek Shkëmbi i Kavajës ku u prishën struktura të drunjta të ngritura pa leje dhe u liruan hapësira publike për t’i kthyer ato në shërbim të qytetarëve.

Ndërkohë, pasditen e së hënës, Policia Bashkiake Durrës ndërhyri për lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike në bulevardin “Epidamn”.

Efektivët u kërkuan subjekteve private që ushtrojnë aktivitetin aty, kryesisht bar-kafe, fast food, etj, të largonin tavolinat e karrikat dhe të gjitha tendat apo çadrat e vendosura pa leje në trotuaret e Rrugës Tregtare.

Edhe paraditen e sotme, subjektet private vijonin punën për largimin e të gjitha strukturave metalike apo prej xhami të vendosura në trotuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos