Kryeministri Rama dhuron gjak: Kjo të “rinon”, të pastron

Nga A2 CNN
8 Korrik 2025, 11:05 | Aktualitet

Kryeministri Rama dhuron gjak: Kjo të “rinon”, të pastron

Kryeministri Edi Rama, së bashku me stafin e Kryeministrisë, i janë bashkuar sot zinxhirit të solidaritetit për dhurimin vullnetar të gjakut.

Si çdo vit, Kryeministria mbështet dhe organizon këtë nismë humanitare, duke dhënë shembullin e solidaritetit dhe përkujdesjes për ata që kanë më shumë nevojë, shkruan A2 CNN.

“Është shumë pozitive për organizimin, kjo të rinon, të pastron”, tha Rama teksa po dhuronte gjak.

Autoritetet bëjnë thirrje për të gjithë qytetarët që të kontribuojnë me dhurimin vullnetar të gjakut, duke theksuar rëndësinë jetike të këtij akti human. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos