
Një breshkë detare e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdetin e Vlorës, në zonën e Plazhit të Vjetër.
Sipas informacioneve paraprake, breshka ka dëmtime të rënda në pjesën e kokës, çka ngre dyshime se është goditur nga helikat e një mjeti lundrues, duke pësuar plagë fatale, shkruan A2 CNN.
Kanë qenë qytetarët ata që e kanë konstatuar trupin e pajetë në vijën bregdetare dhe kanë njoftuar për rastin. (A2 Televizion)