“Serbët na kanë marrë tokat dhe racën e qenve ilirë”, revolta e regjisorit

Nga A2 CNN
29 Prill 2026, 08:36 | Aktualitet

Regjisori Sokol Plakolli ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mungesën e mbështetjes institucionale për ruajtjen dhe njohjen ndërkombëtare të racës autoktone të qenit deltari ilir, gjatë një interviste në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN.

Ai theksoi se synimi kryesor është që Kosova të arrijë standardet e nevojshme për t’u njohur si vend kultivues i kësaj race, duke rritur numrin e ekzemplarëve dhe duke aplikuar në organizatat përkatëse evropiane.

 “Kosova duhet të shpallet kultivuese e kësaj race, kjo është finalja për të cilën ne punojmë. Synojmë të kemi 400 ekzemplarë, të aplikojmë në Federatën e Europës, në mënyrë që raca e deltarëve ilirë të njihet si racë e jona. Duhet një numër i tillë brenda një territori gjeografik në mënyrë që Kosova të shpallet kultivuese e racës autoktone të deltarit ilir", tha Plakolli.

Ndër të tjera Plakolli ngriti alarmin që Serbia e ka marrë deltarin ilir dhe e ka kombinuar me qenin e kaukazit, duke prodhuar një racë të re, me qëllim përvetësimin e tij.

"Shtet fqinje, Serbia e ka marrë deltarin ilir e ka kombinuar me qenin e kaukazit, dhe ka nxjerrë një sort të re, kështu kanë bërë edhe maqedonësit, boshnjakët, etj. Ne jemi shumë të vonuar në këtë projekt dhe është fatkeqësi e madhe që shteti s’e mbështet projektin, as nuk ndërmerr iniciativë. Serbia ka marrë një pjesë të madhe të trojeve shqiptare, jo vetëm deltarin, por ata na kanë marrë edhe tokën dhe e kanë bërë të tyren, për arsyen se ne s’kemi bërë sa duhet”, u shpreh regjisori.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos