Një grua nga Durrësi, në lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se ajo dhe bashkëshorti i saj janë të sëmurë dhe nuk mund të jetojnë në shtëpinë e përmbytur.
“Burrin e kam me mushkëri të sëmurë, dhe kjo lagështi i duhej atij. Ne kërkojmë vetëm që shteti të na vlerësojë dëmet që na janë bërë dhe të na japë leje për të ndërtuar katet e dyta pa para”, tha gruaja.
Kur u pyet nëse i është ofruar evakuuim nga banesa, ajo deklaroi: “Na thanë. Por, nuk ika se nuk kam ku lë mallin. Është mundi im, është djersa ime. Jam operuar 3 herë, jam me gjoks të hequr, jam me shtyllë kurrizore… si mund të jetoj në këtë lagështi? Bashkia të më nxjerrë lejen e ndërtimit pa lekë, se materialet i blej vetë”.
“Unë dhe gjithë familjet e tjera kaq duam. 1 metër ishte uji që e nxora me pompë nga shtëpia. Të na vlerësojë dëmet dhe të na japin lejet e ndërtimit pa lekë për katet e dyta”, shtoi gruaja nga Durrësi. (A2 Televizion)