Nëse do të ketë sasi të prurjeve në orët në vazhdim, kjo sasi bën që të kapë pjesën e Bishanit drejt autostradës. Ky do të jetë skenari më i keq sipas kryebashkiakes së Vlorës Bruna Mersini sa i takon përmbytjeve në zonën e Novoselës. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ajo tha se kanë evakuuar 200 krerë bagëti, ndërsa 45 persona kanë pranuar të evakuohen në rast rreziku.
“Ne kemi evakuuar 200 krerë bagëti dhe dy stane që janë në një zonë që nuk rrezikon dhe me mjete lundurese i kemi furnizuar. 45 persona kanë pranuar evakuimin nëse sasia e ujit do të jetë më e madhe”, tha ajo në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Sa i takon qytetit të Vlorës ajo tha se situata ka qenë e qetë për shkak të masave të marra në muajt e fundit, përkundër Novoselës që është në pikën kritike.
“Novosela është pika kritike nuk kemi dëmtim të banesave, apo rrezik të jetës së njerëzve dhe në blegtori. Argjinatura nuk ka çeduar në asnjë pikë, por është prurja e lartë e sasisë ka shkaktuar daljen mbi nivelin e urës dhe në zonën e Bishanit por pa shkaktuar dëme”. (A2 Televizion)