Karnavalet e Polenës: Traditë Mbi 300-vjeçare shpaloset në rrugët e fshatit

Nga Artin Halili
6 Janar 2025, 10:43 | Aktualitet

Grupi i Karnavaleve të Polenës, një nga grupet më të njohura të këtij lloji në vend, ka rikthyer gjallërinë dhe traditën në rrugët dhe rrugicat e fshatit të tyre të njohur. Ky grup, i cili ka përfaqësuar Shqipërinë në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, sot ka mahnitur banorët me kostumet unike dhe interpretimet festive.

Illia Kostandini, një njohës i traditës lokale, tregon se Karnavalet e Polenës kanë një histori të lashtë, që daton mbi 300 vjet, shkruan A2.

“Karnavalet tona janë një trashëgimi e veçantë që kalon brez pas brezi. Ato përfaqësojnë jo vetëm artin, por edhe shpirtin e popullit tonë,” – thotë Kostandini.

Karnavalet e Polenës janë një simbol i krenarisë kulturore, duke vazhduar të lidhin të shkuarën me të tashmen përmes artit dhe traditës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos