Mozaiku i Bazilikës Paleokristiane në fshatin Lin të Pogradecit është tashmë i hapur për vizitorët. Lajmin e ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, duke publikuar ehde pamje nga ky mozaik.
“Mirëmëngjes dhe me mozaikun e Bazilikës Paleokristiane në fshatin e mrekullueshëm të Linit, tashmë i hapur për vizitorët, një tjetër thesar i çmuar i trashëgimisë sonë kulturore që sjell në dritë lashtësinë, artin dhe historinë e kësaj zone magjepsëse, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kujtojmë se pak ditë më parë në brigjet e liqenit në Lin të Pogradecit, arkeologët shqiptarë dhe ata të Universitetit të Bernës në Zvicër zbuluan vendbanimin më të hershëm palafit që daton prej 8,500 vjetësh, ose 6,000 vjet para Krishtit. (A2 Televizion)