Ditën e sotme është konfirmuar një tjetër vatër e murtajës së bagëtive të imta në Shqipëri.
Mësohet se vatra e murtajës është konfirmuar në fshatin Shuec në njësinë Devoll në jug-lindje të vendit, vetëm tek një fermer.
Në këtë vatër, dyshohet për 150 krerë bagëti të infektuara, ku 13 prej tyre kanë ngordhur, shkruan A2 CNN.
Po ashtu bëhet e ditur se janë futur në karantinë ato bagëti që dyshohen se kanë qenë të infektuara dhe shërbimi veterinar ka marrë të gjitha masat për izolimin e rastit dhe trajtimin e tyre.
Ndërkohë situata në qarkun e Elbasanit, ku ka pasur një tjetër vatër të murtajës së bagëtive të imta më herët, deri më tani raportohet të jetë e pastër. (A2 Televizion)