Evakuohen nga Izraeli 5 shqiptarë, ministri jep detaje

Nga A2 CNN
18 Qershor 2025, 12:51 | Aktualitet

Evakuohen nga Izraeli 5 shqiptarë, ministri jep detaje

Pesë shtetas shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli pas përshkallëzimit të situatës së sigurisë si pasojë e sulmeve nga Irani. Lajmin e ka bërë të ditur ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili konfirmoi se të gjithë qytetarët shqiptarë kanë mbërritur të sigurt në Athinë në orët e para të mëngjesit.

Sipas deklaratës së ministrit, tre prej tyre kanë vazhduar udhëtimin drejt Tiranës dhe ndodhen tashmë në Shqipëri. Një tjetër pritet të mbërrijë mbrëmjen e sotme, ndërsa personi i pestë, që është rezident në Greqi, ka vendosur të qëndrojë në vendin fqinj, shkruan A2 CNN.

"MEPJ përmes ambasadave të saj ka ndjekur me vëmendje në çdo etapë evakuimin e 5 shqiptarëve nga Izraeli, të cilët kanë mbërritur shëndosh e mirë në orët e para të mëngjesit në Athinë," tha Hasani.

Evakuimi vjen në një moment tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të drejtpërdrejta mes Izraelit dhe Iranit, që kanë shtuar rrezikun për civilët dhe të huajt e ndodhur në zonën e konfliktit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos