Korça ndez zjarret e verës, simbolika e largimit të dimrit vijon traditën

Nga Gazment Janku
2 Mars 2026, 14:31 | Aktualitet

Korça dhe në përgjithësi gjithë zona e juglindjes janë të parat që festojnë ditën e verës në mbrëmjen e fundit të muajit shkurt.

Ndezja e zjarreve është simbolika e kësaj tradite shekullore në juglindje, që nënkupton largimin e dimrit dhe ardhjen e verës.

Në sheshet e lagjeve korçare përveç fëmijëve dhe të rinjve ishin edhe amvisat të cilat përgatisin gatime tradicionale për këtë ditë, ndërsa vendosin edhe veroret në duar.

Ndërkohë zyrtarisht Shqipëria e feston ditën e verës në datën 14 mars, ku epiqendra e festimeve është Elbasani me ëmbëlsirën tradicionale ballakumen.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos