"Nuk shpërthen, policët nuk kuptonin, më prishën imazhin", revolta e ambientalistit

Nga A2 CNN
2 Mars 2026, 09:46 | Aktualitet

Ambientalisti Niko Dumani foli për emisionin “Dita Jonë” në A2CNN për kovën me lëndë kmike, që ngriti në këmbë Policinë e Vlorës. Dumani shpjegon se nuk bëhej fjalë për një lëndë eksploduese, por që mund të merrte flakë në rast se lihej në ambient të hapur. Ai thekson se policia ndonëse tregoi interes të mirë, nuk po e kuptonte, dhe në një farë mënyrë i prishi imazhin.

Unë thirra Zjarrfikëset dhe ata më ndihmuan që e nxorëm në rrugë për ta larguar nga ambientet e shtëpisë. E lamë buzë trotuarit. Unë nuk e dija nëse djegia vazhdonte mbytyrazi dhe nëse mund të krijonte shpërthimin e dheut dhe kërkoja me insistim që ta largonim në një vend jashtë qytetit. Nëse binte në kontakt me oksigjenin ajo zhvillon reaksionin e saj kimik që shoqërohet me flakë. Nuk është më e rrezikshme sesa gazi që përdorim në shtëpi. Edhe shkrepsja kur ndizet shpërthen në flakë, mirëpo të pranishmit aty, sidomos policia, më vjen keq, e merrnin sikur eksplodonte, nuk është lëndë eksploduese, ajo merr flakë nëse e lëmë në një ambient të hapur, do digjet për 2-3 minuta, do mbarojë punë. Policia tregoi interesin e mirë, por nuk e kuptonte. Në vendin tonë s’ka asnjë rast të dëmtimi, siç ka ndodhur me bombolat e gazit, etj. Po mos kishte ardhur policia s’do ishte marrë vesh, angazhimi ishte i mirë, por shumë i tepëruar. Kam ndenjur 2 orë e gjysmë dhe nuk shpërtheu”, tregon ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos