U përballën me flakët, Ministri Vengu falënderon pilotët hungarezë

Nga A2 CNN
23 Korrik 2025, 21:26 | Aktualitet

U përballën me flakët, Ministri Vengu falënderon

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishte pasditen e sotme në Bazën Ajrore të Farkës ku falënderoi nga afër pilotët hungarezë të dy helikopterëve H225m, që i erdhën në ndihmë në vendin tonë për përballimin e zjarreve në disa zona të vendit, krahas mjetit Canadair të Forcës ajrore kroate.

Në një postim në Facebook, ministri Vengu shprehet se “kjo mbështetje, në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, është dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë dhe solidaritetit të fortë mes Shqipërisë, Hungarisë, Kroacisë dhe BE-së në përballimin e emergjencave natyrore”.

Sipas tij vigjilencë maksimale do të jetë në orët dhe ditët në vijim, teksa shprehu mirënjohjen për 1300 efektivët civilë dhe ushtarakë të angazhuar në përballjen me flakët dhe temperaturat ekstreme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos