Korrupsioni në universitete, raporti: 50 pedagogë dhe punonjës nën hetim, studentët nën presion 

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2025, 16:43 | Aktualitet

Studentët në Shqipëri shprehen se janë nën presion të vazhdueshëm nga pedagogët dhe stafet akademike për dhënien e ryshfetit kundrejt notes.

Në një anketë të zhvilluar me 750 studentë në 8 universitete në vendin tonë, afro 10% e tyre pranojnë që kanë dhënë ryshfet në këmbim të votës.

Prezencën e korrupsionit në universitete e konfirmon edhe renditja e Transparence Internacional që i bënë Shqipërisë.  

Shqetësim mbetet edhe futja e gjyqtarëve apo prokurorëve të shkarkuar nga Vetingu në radhët e sistemit arsimor si pedagogë. 

Raporti u vlerësua nga drejtoresha e politikave antikorrupsion, teksa kërkoi që gjetjet mos të jenë në kuadrin e perceptimeve, por fakteve.  

Matjet janë të vështira pasi shumica e studentëve nuk raportojnë rastet e ryshfetit.  

Zëri i reagimit duhet të vijë në përmjet denoncimeve, por shembujt e drejtësisë vijnë edhe nëpërmjet protestave. 

Shqipëria po kalon një periudhë të vështirë në fushën e arsimit. Numri i studentëve po vjen në rënie teksa shumë degë janë shpallur prioritet për shkak të rrezikut nga mbyllja.

Krijimi i një fryme profesionale dhe jo korruptive do ndihmonte rritjen e cilësisë së arsimit në Shqipëri, një nga sektorët më të rëndësishëm për rritjen e brezave të rinj.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos