Projekti “fle” në sirtarë, Vjosa e egër po gërryen çdo vit fshatin Kashisht

Nga Gazmend Janku
18 Nëntor 2025, 15:43 | Aktualitet

Fshati Kashisht, në bashkinë e Fierit, për momentin është ndër fshatrat që ka humbur më shumë tokë bujqësore, por jo vetëm, si pasojë e gërryerjes nga lumi Vjosa. Janë me dhjetëra dynym tokë që “lumi i egër i Europës” u ka grabitur banorëve të Kashishtit. Por rreziku po shkon tashmë drejt banesave dhe shtyllave të tensionit të lartë.

Vetë banorët, por edhe ish-kryepleqtë e këtij fshati, tregojnë se edhe ato pak ndërhyrje që janë bërë, nuk janë kryer si duhet.

Rreziku që i kanoset fshatit Kashisht nga Vjosa njihet edhe nga Bordi i Ujitjes dhe Kullimit të Fierit, dhe sipas përgjegjësit, projekti për mbrojtjen e këtij fshati prej më shumë se një viti pret miratimin nga institucionet qendrore.

Derisa institucionet të japin lejen, banorët duhet të luten që të mos ketë vërshime të Vjosës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos