Përkeqësimi i motit, problematika me reshjet dhe erën nga veriu në jug

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2025, 15:36 | Aktualitet

Përkeqësimi I paralajmëruar I motit thuajse në të gjithë vendin ka shkaktuar problematikat e pritshme nga veriu deri në jug të vendit. Në zonën veriore dhe verilindore të vendit problematikat kanë të bëjnë kryesisht me reshjet me intensitet në zonat rurale që kanë shkaktuar rrëshqitje të gurëve dhe dherave, dalje të përrenjve nga shtrati si dhe izolimin e disa fshatrave, kryesisht nga rrëshqitjet e inerteve.

Në zonat me rrëshqitje kanë ndërhyrë mjetet e bashkive duke rikthyer qarkullimin ndërsa në disa zona po punohet për hapjen e plotë të rrugëve. Sakaq në qarkun e Durrësit problematika me përmbytjet ka pasur në zonën e Ishmit dhe Manzës ku nën ujë përveç tokave bujqësore janë përfshirë e disa oborre të banesave, shkruan A2 CNN. Por në përgjithësi situata ka qenë nën kontroll.

Në Vlorë problematikat kryesore kanë qenë me errëta e forta që kanë përfshirë qytetin bregdetar që në orët e mbrëmjes së të hënës. Disa pemë janë rrëzuar por fatmirësisht pa shkaktuar dëme. Ndërsa banorët e zonave të qytetit që janë përmbytur më parë kanë marrë masa duke vendosur thasë me rërë. Situata e përkeqësuar e motit pritet të vijojë edhe në orët në vijim, ndërsa autoritetet përveç gatishmërisë u bëjnë thirrje popullatës që të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të njoftojnë strukturat për çdo situatë të krijuar.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos