Moti i keq, Policia rrit prezencën në rrugë, apel qytetarëve për kujdes: Shmangni lëvizjet

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2025, 10:51 | Aktualitet

Moti i keq, Policia rrit prezencën në rrugë, apel qytetarëve

Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e shërbimeve në rrugë pas reshjeve të dendura të shiut dhe stuhive që kanë përfshirë disa zona të vendit. Autoritetet kërkojnë nga qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, qoftë me automjete, motomjete apo në këmbë.

Sipas njoftimit të Policisë, patrullat policore janë të shpërndara në të gjithë vendin, të angazhuara për të ndihmuar përdoruesit e rrugës dhe për të parandaluar aksidentet. Strukturat e Policisë së Shtetit po bashkëpunojnë me Emergjencat Civile, Ministrinë e Mbrojtjes dhe institucionet e tjera për të ndërhyrë në zonat ku rreziku është më i lartë.

Ndërkohë, firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve po punojnë për pastrimin e inerteve dhe për zhbllokimin e segmenteve të bllokuara nga shkarjet e dherave dhe gurëve.

Autoritetet apelojnë për të shmangur lëvizjet në akset me rrezik, të respektojnë sinjalistikën dhe të mos tejkalojnë shpejtësinë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos