Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokojnë pjeshkët nga Shqipëria, dyshime se përmbajnë pesticide dhe nivel të lartë hekuri

Nga A2 CNN
3 Shtator 2025, 18:04 | Aktualitet

Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokojnë pjeshkët nga Shqipëria,

Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina kanë bllokuar një sasi pjeshkësh që ishte nisur nga Shqipëria.

Mësohet se rasti është kapur fillimisht nga autoritetet e Bashkimit Europian për Sigurinë Ushqimore, gjatë kontrollit në kufirin e Kroacisë, si vend anëtar i BE-së.

Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokojnë pjeshkët nga Shqipëria,

Kontrolli i ushtruar ndaj pjeshkëve nga Shqipëria, që po hynin në tregun europian përmes Kroacisë, ka zbuluar se këto fruta ishin me përmbajtje të lartë të hekurit, shkruan A2 CNN.

Ky rast vjen pas disa rasteve të tjera të produkteve me pesticide nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.

Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokojnë pjeshkët nga Shqipëria, (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos