Atë që e ka falur natyra po e braktis njeriu. Kjo shprehje vlen për Vermoshin, zonën më të skajshme të veriut të vendit në malësinë e madhe. Bukuri natyrore të papërshkrueshme, por një zonë që vit pas viti po boshatiset nga emigrimi.
Kushtet e papërshtatshme për banorët në këtë zonë, kanë bërë që banorët të emigrojnë kryesisht në SHBA dhe Kanada dhe ndërsa kthehen në vendlindje për pushime kuptojnë që thuajse asgjë nuk ka ndryshuar apo përmirësuar sa i takon kushteve.
Pamje të tilla po bëhen gjithnjë e më të rralla në zemrën e alpeve shqiptare. Në periudhën e dimrit zona me një tjetër bukuri është akoma më e shkretë. Ndër banorët e paktë shumica janë të moshuar. Investimet në infrastrukturë dhe vëmendja e shtetit mbetet e vetmja shpresë që së bashku me turizmin të rikthehen edhe banorët e kësaj zone. (A2 Televizion)