
Kryetari i Njësisë Administrative Novoselë, Kanan Shakaj, ka folur për situatën e krijuar nga dalja e lumit Vjosë nga shtrati, duke konfirmuar dëme të konsiderueshme në zonë.
Sipas tij, si masë paraprake për garantimin e sigurisë së banorëve, janë evakuuar 13 banesa që janë përfshirë nga uji. Po ashtu, nga përmbytjet janë prekur rreth 40 hektarë tokë bujqësore, duke shkaktuar dëme të mëdha për fermerët e zonës, shkruan A2 CNN.
Shakaj theksoi se strukturat vendore janë në terren dhe po ndjekin situatën nga afër, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, ndërsa u bëri thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve deri në normalizimin e situatës. (A2 Televizion)