
Përmbytje të shumta ka pasur në fshatin Shamoll të Korçës. Si pasojë e reshjeve dhe fryrjes së lumenjve banorëve ju janë dëmtuar banesat dhe zairetë e kafshëve.
Ata shprehen se është e dyta herë brenda pak kohësh që përballen me situatë të tillë dhe se problemit që e shkakton këtë situatë nuk i është dhënë zgjidhje, shkruan A2 CNN.
Mjetet janë aktualisht në terren duke punuar, por situata paraqitet e vështirë për banorët, të cilët mundohet të shpëtojnë ç’të mundin. (A2 Televizion)