Kryetari i Bashkisë Himarë ka vendosur të shkrijë Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit në Himarë.
Ndërkohë bëhet me dije se 5 punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe drejtuesi i kësaj drejtorie në Bashkinë e Himarës janë shkarkuar mëngjesin e kësaj të hëne me vendim të kryetarit të bashkisë së qytetit bregdetar, Vangjel Tavo.
Burime bëjnë me dije se kjo njësi, që ka në fokus mbrojtjen e terrenit nga ndërtime të paligjshme dhe abuzime, ka bërë të kundërtën e asaj që ligji dhe rregullorja i përcakton, duke abuzuar me detyrën, shkruan A2 CNN.
Mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagim zyrtar nga ana e institucionit mbi shkaqet që çuan në shkrirjen e një strukture që duhet të jetë në terren për të konstatuar të gjitha shkeljet. (A2 Televizion)