Mbahet në Vlorë Konferenca e Kryetarëve të Gjykatave të Larta, Begaj: Të ulet numri i dosjeve! Manja: Besimi te drejtësia, thelbësor për qytetarët

Nga A2 CNN
9 Qershor 2025, 09:36 | Aktualitet

Mbahet në Vlorë Konferenca e Kryetarëve të Gjykatave të

Ditën e sotme, në Vlorë po mbahet Konferenca e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të disa vendeve.

Në këtë konferencë kanë mbajtur fjalën Presidenti Bajram Begaj dhe Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Gjatë fjalës së tij Begaj tha se në Shqipëri duhet të sigurojmë më shumë besim te ligji, teksa shtoi se aspiratat tona për drejtësi janë të përbashkëta.

Ai tha gjithashtu se pavarësia në gjykim është autonomi. Sipas Begajt, numri i lartë i dosjeve nëpër gjykata duhet të ulet sa më shpejtë, shkruan A2 CNN.

"Duhet të sigurojmë besimin tek ligji. Aspirtat tona për drejtësi janë të përbashkëta. Shqipëria dhe qytetarët meritojnë një drejtësi të paanshme, efikase të barabartë për të gjithë. Roli i gjyqësorit bëhet më i rëndësishëm pasi ato përballen me sfida të cilat janë të përbashkëta për të gjithë. Pavarësia e sistemit gjyqësor ka rëndësi jetike.

Pavarësi do të thotë autonomi në gjykim. Nuk duhet të ketë drejtësia ndikime të jashtëme. Transparenca dhe llogaridhënia duhet të jenë bazat e kësaj drejtësie. Të dyja sëbashku garantojnë themelet e drejtësisë. Aksesi i qytetarëve në drejtësi bëhet një prioritet kryesor në mënyrë që drejtësia mos të mbetet një mision i vështirë. Për të gjithë, investimet në drejtësi duhet të jenë me prioritet. Duhet me patjetër ulja e numrit të dosjeve.

Sfidë kryesore mbetet ulja e numrit të dosjeve të mbartura. Kjo çështje kërkon zgjidhje emergjente dhe efikase. Kam mbështetur dhe vazhdoj të mbështes sistemin në drejtësi punën dhe rezultatet e deritanishme të punonjësve të drejtësisë. Garantimi i një procesi të rregullt ligjor. Duhet të garantojmë një drejtësi europiane. Shpreh bindjen dhe shpresën se sëbashku do të ndërtojmë një sistem drejtësie më të pavarur të përbashkët”, tha mes të tjerash Presidenti Begaj.

Në konferencë foli edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili tha se besimi te drejtësia është thelbësor për qytetarët.

Ai gjithashtu dha garanci se Brenda pak viteve sistemi i drejtësisë do të mbështetet nga shërbime modern dhe do të ofrojë drejtësi të paanshme për qytetarët.

"Besimi tek drejtësia është thelbësor për qytetarët. Reforma në drejtësi ka patur si themel rritjen e transparencës dhe integritetit në drejtësi. Diskutimi mes juridiksionit vendas dhe atij ndërkombëtar është kyç për një vend si Shqipëria që mbështet dhe aspiron për në Bashkimin Europian. Bashkëpunimi midis institucioneve duhet të jetë harmonik në shërbim të drejtësisë dhe qytetarëve. Shqipëria ka ndërrmarrë një ndër investimet më të mëdha të rritjes së kapaciteteve në teknologji, të modernizimit të sistemit të drejtësisë. Ky investim është bërë sëbashku me mbështetjen nga Bashkimi Europian. Sigurojnë që brenda pak vitesh sistemi i drejtësisë të mbështetet nga shërbime moderne dhe të ofrojë drejtësinë e paanshme për qytetarët. Organizimi i kësaj konference është një përgjegjësi e madhe për ne por mbi të gjitha një vlerësim për punën tonë”, tha mes të tjerash ministri Manja.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos