27 mije maturantët mbyllën edhe provimin e Matematikës, një nga më të vështirët siç e cilësojnë ata. Pas dy orë e gjysmë testim të rinj kanë shprehur opinionet e tyre në lidhje më shkallën e vështirësisë së tezës, ndërsa thonë se nuk kishte pyetje jashtë programit.
As provimi i Matematikës nuk pati surpriza në lidhje me daljen e tezës. Vetëm 10 minuta nga nisja e provimit të dy variantet e testit të Matematikës bënë xhiron e zakonshme dhe të përvitshme në rrjetet sociale.
Po i njëjtë si në çdo provim ishte dhe reagimi i Ministrisë së Arsimit. Deklaron se procesi nuk është cenuar nga dalja e tezës.
Por si për t’i treguar të kundërtën Ministrisë së Arsimit, të angazhuarit për nxjerrjen e tezës e kanë rihedhur testin në rrjetet sociale tashmë edhe me ushtrimet e zgjidhura.
Pas një jave maturantët do t’i nënshtrohen provimit të fundit të Maturës Shtetërore, atij të lëndës me zgjedhje. Tashmë presin rezultatet e Letërsisë, ndërsa mësuesit e matematikës pritet të nisin procesin e korrigjimit të 27 mijë testeve. (A2 Televizion)