Larg politikës, shfaqet videoja e Monikës në sheshxhirim

Nga A2 CNN
17 Qershor 2025, 17:14 | Aktualitet

Ashtu edhe siç kishte paralajmëruar, Monika Kryemadhi ka nisur pasionin e saj të ri, atë të aktores.

Një video është publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ku ish-drejtuesja e Partisë së Lirisë shfaqet duke diskutuar për skenën e radhës së filmit, që ende nuk ka një datë se kur do të shfaqet për publikun e gjerë.

Kryemadhi kishte bërë të ditur më herët në fillim të këtij viti se nuk do të ishte më pjesë e politikës, për të zbuluar një anë tjetër të saj.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos