Shkalla e kriminaliteti në vend po vjen duke u rritur është bërë si bukë e përditshme. Alarmi u ngrit në Dita Jonë në A2 CNN nga sociologu Gëzim Tushe, sipas të cilit motivet e krimit janë të larmishme.
“Shkalla e kriminalitetit në vend po vjen duke u rritur është bërë si bukë e përditshme. Kjo tregon që në Shqipëri po rritet shkalla e neurotizmit dhe krimi po bëhet banal. Motivet e krimit janë të larmishme; me probleme pronësie, konflikte të ndryshme, krimi brenda familjes, krimi i adoleshentëve. Duket sikur ky kazan i shoqërisë shqiptare po vlon dhe po realizohet një lloj parashikimi i bërë nga filozofët që breznitë po përkeqësohen dhe krimi ka filluar të bëhet dominant dhe po tenton që të na dominojë”, tha Tushe në A2 CNN.
Sociologu rendit edhe shkaqet e rritjes së krimit në vend dhe thotë se shteti dhe policia nuk mund ta përballojnë të vetëm, por u duhen edhe aleatët që janë familja shkolla dhe institucione të tjera.
“Krimi kërkon të na adoptojë. kriminelët kanë busull të fortë e kuptojnë dhe rritet kriminaliteti kur shteti është i zbutur dhe indiferenca qytetare është rritur, ku denoncimi qytetar ulet, reagimi qytetar nuk është kështu, kur shoqëria civile nuk bën detyrat kur edukimi në familje e shkollë për të edukuar qytetarin dhe jo këtë bishën njerëzore, që i merr jetën shokut babait, shëndeti i shoqërisë është bllokuar. Kriminaliteti është infeksioni më i madh qytetar dhe nuk përballohet vetëm nga policia. Nëse familja dhe shkolla nuk luajnë rolin, polica nuk është fortë atëherë përballimi i krimit do të jetë i vështirë. Nuk e përballon dot i vetëm shteti krimin në këtë shoqëri, por kërkon aleatët, ndryshe indiferenca dhe siguria e budallait që në shoqërinë tonë është përhapur”, tha ai në A2 CNN.
Një tjetër alarm që ngriti ën Dita Jonë në A2 CNN sociologu Tushe është edhe përqëndrimi i drogave dhe prostitucionit në disa lagje të cilat i quan “lagje të vesit”
“Kanë filluar të shfaqen lagjet e vesit, ku përdoret droga në mënyrë masive, ku gëlon droga, alkooli prostitucioni. Ajo është e përhapur në mënyrë kapilarë në gjithë shoqërinë por ka koncentrate policia duhet ta dijë qenë këtë zonë ushtrohet prostitucion i paligjshëm apo këtu është një vend ku përdoret droga kjo duhet hartëzuar dhe pastaj shteti ka nevojë për aleatët e vet në këtë çështje. Tani shteti është i butë, por nuk duhet të lejojë të shkelet ligji por të forcohet”.
(A2 Televizion)