Luftanija amerikane “USS Mount Whitney” ankorohet në Porto Romano

Nga A2 CNN
9 Shtator 2025, 20:38 | Aktualitet

Luftanija amerikane “USS Mount Whitney” ankorohet në Porto

Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar mbërritjen në Porto Romano të luftanijes amerikane “USS Mount Whitney”, duke e cilësuar këtë si një moment historik në marrëdhëniet mes dy vendeve. Kjo është anija luftarake e parë e SHBA-së në Shqipëri.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Ambasada shkruan: “Mirë se vjen në Shqipëri, USS Mount Whitney! Kjo është ndalesa e parë e një anijeje luftarake amerikane në Porto Romano. Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë dhe këtë hap të radhës në partneritetin e fortë mes vendeve tona”, shkruan A2 CNN.

Luftanija amerikane “USS Mount Whitney” ankorohet në Porto

Mbërritja e “USS Mount Whitney” lidhet me procesin e modernizimit të ushtrisë shqiptare dhe rritjen e kapaciteteve të saj përmes bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos