
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano këtë të premte.
“Lamtumirë kryetar”, ka shkruar Edi Rama në Facebook, ndërsa ka postuar një foto të Fatos Nanos.
Nano ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe prej disa ditësh ishte i shtruar në spital, shkruan A2 CNN.
Nano ka qenë kryeministër i Shqipërisë për disa vite dhe ka qenë kryetar i Partisë Socialiste për një kohë të gjatë, që nga viti 1992 e deri në vitin 2005.
(A2 Televizion)
 
                                           
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                    
						                   
 
						                    
						                    
						                   